Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kevin Duranti u largua nga loja për shkak të protokolleve të koronavirusit

Kevin Durant i Brooklyn Netsit u shfaq i pakënaqur pasi nuk e luajti tërë ndeshjen që skuadra e tij e humbi nga Toronto Raptors.

Duranti nuk ishte titullar në këtë duel pasi pati kontakt me një person që dyshohej se ishte me koronavirus.

Ai më pas u lejua të hyjë në lojë në çerekun e parë, ndërsa i njëjti person që Duranti kishte kontakt, kishte dalë pozitiv më pas.

Ai u largua nga loja në çerekun e tretë dhe e përplasi një shishe me ujë, i frustruar.

“Më lironi”, ka shkruar ylli i ligës NBA në “Twitter”. Për 32-vjeçarin ishte hera e parë që luajti si rezervist në 867 ndeshjet e tij në NBA.

Në një komunikatë, liga NBA ka thënë se protokollet e shëndetësisë dhe sigurisë nuk kërkojnë izolim për një lojtar, deri në momentin kur kontakti i afërt konfirmohet pozitiv me virus.

Edhe Durant në mesin e katër lojtarëve të infektuar me koronavirus Sport Durant në mesin e katër lojtarëve të infektuar me koronavirus

Duranti është testuar dhe ka dalë tri herë negativ në 24 orët e fundit, megjithatë, thuhet se ai nuk do të udhëtojë me ekipin për ndeshjen kundër Philadelphia 76ers.

Duranti, i cili doli pozitiv me koronavirus në muajin mars, mungoi në tri ndeshje të këtij edicioni në NBA për shkak të protokolleve të COVID-19.

Në duelin e fundit kundër Torontos shënoi 8 pikë, por skuadra e tij Netsi, u mposht me rezultatin 123:117.