Kevin Durant shënoi 34 pikë, katër prej të cilave i realizoi 1 minutë e 46 sekonda pa përfunduar i gjithë dueli.
Brooklyn Nets në fund fitoi përballë Philadelphia 76ers, 114:105.
Te Netsi munguan disa lojtarë për shkak të koronavirusit, por ky ekip e pati Durantin të gatshëm, i cili prinë në listën e koshashënuesve më të mirë. Duranti shtoi edhe 11 fitore e tetë asistime.
Për 76ers që pësoi disfatë për herën e tretë rresht, më i dalluari ishte Joel Embiid me 32 pikë.
Phoenix Suns fitoi përballë Washington Wizards 118:98 dhe barazohet me Golden State Warriors në krye të tabelës me 23 fitore e 5 disfata.
Edhe
Duranti shkon në shifrën e 31 mijë pikëve në NBA
New York Knicks e ndali serinë e katër disfatave të njëpasnjëshme, pasi në duelin e fundit fitoi ndaj Houston Rockets, 116:103. Edhe te Knicks, katër basketbollistë ishin jashtë parketit për shkak të koronavirusit.
Ndërkohë, Indiana Pacers ishte shumë më e mirë se Detroit Pistons. Indiana fitoi 122:113, dhe ia shkaktoi Detroitit disfatën e 13-të rresht.