Basketboll

Duranti shkon në shifrën e 31 mijë pikëve në NBA

dr

Kevin Durant është bërë basketbollisti i tetë në histori të ligës NBA që e arrin shifrën e 31 mijë pikëve në karrierë. 

Këtë shifër të pikëve, Duranti e arriti në fitoren 117:98 të Houston Rocketsit ndaj Phoenix Sunsit. 

37-vjeçarit i duheshin vetëm katër pikë për ta arritur këtë shifër të pikëve. 

Duranti e mbylli ndeshjen e së premtes pas mesnate me 28 pikë. 

Ai me 31 mijë e 24 pikë në total, mbetet prapa Wilt Chamberlainit, Kareem Abdul-Jabbarit, Michael Jordanit, Karl Malonet, Kobe Bryantit, Dirk Nowitzkit dhe LeBron Jamesit, në listën e koshashënuesve më të mirë.