Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kevin Durant vazhdon me Netsin edhe për katër sezone

Kevin Durant do të mbetet në New York. Brooklyn Nets dhe basketbollisti kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për katër vjet, përfshirë këtu edhe 198 milionë dollarë pagë.

Durant aktualisht është duke luajtur në Lojërat Olimpike të Tokios. Të shtunën do ta zhvillojë finalen kundër Francës.

Te Brooklyni, Durant u transferua në vitin 2019 por nuk ishte në gjendje të luajë në sezonin e parë për shkak të lëndimit të tendinës së Akilit.

Edicionin e fundit, ai zhvilloi 35 ndeshje gjatë sezonit të rregullt me mesatare prej 26.9 pikëve, 7.1 kërcimeve dhe 5.6 asistimeve.

Po ashtu ishte pjesë e lojës së “All-Starit” për herën e 11-të.