Brooklyn Nets do ta lë Kyrie Irvingun të kthehet në parket, pavarësisht se më herët ka thënë se ai nuk do të mund ta bëj një gjë të tillë deri në momentin kur ta marrë vaksinën kundër Covid-19.
Irving ka refuzuar të vaksinohet për Netsi tani ka thënë se ai mund të marrë pjesë në “ndeshje dhe stërvitje ku i lejohet”.
29-vjeçari nuk do të mund të luajë ndeshje në shtëpinë e vet për shkak se rregullat në New York kërkojnë që lojtarët të jenë të vaksinuar.
Irvingu po ashtu do të mungojë edhe disa ndeshje si mysafir ku kërkohet vaksina.
Sean Marks, menaxheri i përgjithshëm i Netsit ka thënë se vendimi është marrë pas diskutimeve me trajnerët, lojtarët dhe stafin.
Edhe
Mbappe nuk luan nga fillimi
Irving, shtatë herë lojtar i “All-Starit”, i cili luajti 54 ndeshje të sezonit të rregullt për Netsin edicionin e shkuar, nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në kampanjën e sivjetme që filloi në tetor.
Ai do të testohet çdo ditë.