Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për Brojën interesohen edhe Milani e Napoli

Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, është një prej sulmuesve më të kërkuar në këtë afat kalimtar të verës.

Në garë për futbollistin e Shqipërisë, përveç skuadrave të shumta nga Premier League, kanë hyrë edhe dy ekipe të elitës së futbollit italian.

Mediumi “The Chronicle” ka shkruar të enjten se edhe Milani e Napoli i dëshirojnë shërbimet e sulmuesit që sezonin e kaluar me Southamptonin, si i huazuar, shënoi nëntë gola dhe pati një asistim në 38 paraqitje.

në Premier League po e kërkojnë Newcastle, West Ham Unitedi, Evertoni dhe Southamptoni.