Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani insiston për Brojën

Armando Broja

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të mbetet e paqartë. Sulmuesit shqiptar i ka përfunduar huazimi te Southamptoni dhe është kthyer tek Chelsea.

Por 20-vjeçari mund të shitet nga drejtuesit e klubit anglez pas interesimit të shumë skuadrave evropiane.

Sipas “Goal” së fundmi skuadra e Milanit është duke insistuar për ta transferuar Brojën gjatë verës.

Kampioni i Serie A do të nis bisedimet me klubin anglez dhe do të dërgoj një ofertë për sulmuesin shtatlartë.

Në garë për Brojën janë edhe Napoli dhe West Hami.