Armando Broja po kërkohet me ngulm në Serie A. Është skuadra e Napolit që ka forcuar interesimin për sulmuesin shqiptar që këtë sezon ka treguar te Southamptoni.
“Gazzetta dello Sport” bën të ditur se Napoli po insiston në transferimin e Brojës pas përfundimit të sezonit aktual. Te ekipi italian, Broja po shihet si zëvendësim ideal për Victor Osimhenin, i cili pritet që të transferohet në Angli.
Broja, 20-vjeçar, është i huazuar nga Chelsea te Southamptoni, ekip për të cilin ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat.
Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026, ndërsa interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe shumë skuadra të tjera nga Anglia e Gjermania.
Artikuj të ngjashëm