Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pellegri në histori të Ligue 1

Sulmuesi 17-vjeçar italian Pietro Pellegri është futur në histori të Ligue 1 të Francës. Pellegrit iu deshën vetëm katër minuta pas aktivizimit nga bankina për të realizuar për Monacon në humbjen 2:1 ndaj Bordeauxit.

Pellegri është bërë lojtari i parë i lindur në vitin 2001 që ka shënuar gol në Ligue 1 të Francës. Ish-sulmuesi i Genoas kaloi te Monaco stinorin e kaluar për 21 milionë euro plus bonuse, por luajti shumë pak për shkak të lëndimeve, transmeton “Koha Ditore”. Ai pati vetëm tri ndeshje në Ligue 1 para kësaj të së dielës.

U aktivizua nga bankina dhe realizoi pas katër minutave. Pellegri ka moshë prej 17 vitesh, pesë muaj dhe nëntë ditë, duke u bërë lojtari i dytë më i ri në histori të Ligue 1 që ka shënuar gol. Kylian Mbappe kishte shënuar me 17 vjet e 62 ditë.

Pellegri po ashtu kishte vendosur rekord sa ishte në Genoa, duke u bërë lojtari i parë i lindur në shekullin e 21-të që shënoi në Serie A dhe në ndonjë nga pesë ligat e mëdha evropiane. Ai realizoi për Genoan në humbjen 3:2 nga Roma më 28 maj të vitit 2017.

Artikuj të ngjashëm