Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe theu rekordin e Messit

Kylian Mbappe po vazhdon me formë të mirë edhe në sezonin 2022/2023.

Të mërkurën mbrëma, francezi shënoi golin e parë për PSG-në në fitoren kundër Juventusit në Torino 2:1.

Mbappe realizoi gol të bukur duke e thyer rekordin e Lionel Messit.

Me 23 vjet e 10 muaj, Mbappe është bërë lojtari më i ri në histori të Ligës së Kampionëve që ka arritur të realizojë 40 gola në këtë moshë.

Messi kishte arritur numrin e 40 golave me Barcelonën në moshën 24 vjet e 4 muaj.