Superylli francez i futbollit, Kylian Mbappe, fillimisht barazoi rekordin e Lionel Messit prej 13 golash në Kupat e Botës e më pas e kaloi argjentinasin me dy realizimet kundër Senegalit.
Mbappe e kaloi Messin në paraqitjen e 15-të, ndërsa argjentinasi ka 26 ndeshje në Kupa të Botës.
Mbappe tani është dy gola larg rekordit të ish-sulmuesit të Gjermanisë, Miroslav Klose, në Botëror.
Ai është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i francezëve me 58 gola, duke kaluar Olivier Giroudin.
Mbappe e shënoi golin e parë dhe të tretë në fitoren 3:1 të Francës ndaj Senegalit, të martën mbrëma.
Mbappe e shënoi golin e parë në minutën e 66-të, pas pasimit magjik të Michael Olise.
Golin për 2:0 e shënoi Bradley Barcola në minutën e 82-të, me asistim të Adrien Rabiotit. Ibrahim Mbaye shënoi për 2:1 në minutën e 95-të.
Reagimi i francezëve ishte i menjëhershëm.
Edhe
Franca në epërsi pas pjesës së parë, Mbappe rivalizon Messin
Një minutë pas pësimit të golit, Mbappe shënoi për rezultatin final, 3:1.
Ndeshja hapëse e Grupit I u zhvillua stadiumin “MetLife” të New Jersyt, në praninë e 80 mijë e 545 shikuesve.
Pjesa e parë përfundoi 0:0.
Mbappe gjatë pjesës së parë pati 14 prekje të topit, më pak se çdo lojtar tjetër. Por në pjesën e dytë shpërtheu.
Pavarësisht dominimit të Francës, ishte Senegali që krijoi rastin e parë të mirë.
Në minutën e 25-të qëlloi shtyllën nëpërmjet sulmuesit Nicolas Jackson.
Edhe
Mbappe barazon Messin për gola të shënuar në Kupa të Botës
Senegali edhe në fund të pjesës së parë lëshoi rast të artë. Gjuajtja e Ismaila Sarrit përfundoi mbi portën e portierit të Francës, Mike Maignan.
Franca ndeshjen e dytë e luan kundër Irakut më 22 qershor, kurse një ditë më vonë, Senegali do të ketë tjetër ndeshje të vështirë. Do të përballet me Norvegjinë e udhëhequr nga sulmuesi Erling Haaland.