Mbappe shkëlqen në fitoren e parë të Francës
Superylli francez i futbollit, Kylian Mbappe, fillimisht barazoi rekordin e Lionel Messit prej 13 golash në Kupat e Botës e më pas e kaloi argjentinasin me dy realizimet kundër Senegalit.
Mbappe e kaloi Messin në paraqitjen e 15-të, ndërsa argjentinasi ka 26 ndeshje në Kupa të Botës.
Mbappe tani është dy gola larg rekordit të ish-sulmuesit të Gjermanisë, Miroslav Klose, në Botëror.
Ai është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i francezëve me 58 gola, duke kaluar Olivier Giroudin.
Mbappe e shënoi golin e parë dhe të tretë në fitoren 3:1 të Francës ndaj Senegalit, të martën mbrëma.
Mbappe e shënoi golin e parë në minutën e 66-të, pas pasimit magjik të Michael Olise.
Golin për 2:0 e shënoi Bradley Barcola në minutën e 82-të, me asistim të Adrien Rabiotit. Ibrahim Mbaye shënoi për 2:1 në minutën e 95-të.
Reagimi i francezëve ishte i menjëhershëm.
Një minutë pas pësimit të golit, Mbappe shënoi për rezultatin final, 3:1.
Ndeshja hapëse e Grupit I u zhvillua stadiumin “MetLife” të New Jersyt, në praninë e 80 mijë e 545 shikuesve.
Pjesa e parë përfundoi 0:0.
Mbappe gjatë pjesës së parë pati 14 prekje të topit, më pak se çdo lojtar tjetër. Por në pjesën e dytë shpërtheu.
Pavarësisht dominimit të Francës, ishte Senegali që krijoi rastin e parë të mirë.
Në minutën e 25-të qëlloi shtyllën nëpërmjet sulmuesit Nicolas Jackson.
Senegali edhe në fund të pjesës së parë lëshoi rast të artë. Gjuajtja e Ismaila Sarrit përfundoi mbi portën e portierit të Francës, Mike Maignan.
Franca ndeshjen e dytë e luan kundër Irakut më 22 qershor, kurse një ditë më vonë, Senegali do të ketë tjetër ndeshje të vështirë. Do të përballet me Norvegjinë e udhëhequr nga sulmuesi Erling Haaland.
Dy gola të shpejtë në ndeshjen Franca - Senegali
Senegali i ka shënuar gol Francës. Ibrahim Mbaye shënoi për Senegalin në minutën e 95-të. Por reagimi i francezëve ishte i shpejtë.
Kylian Mbappe shënoi një minutë më vonë golin për 3:1.
Franca shënon golin e dytë
Franca e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Senegalit.
Golin për 2:0 për francezët e shënoi Bradley Barcola me asistim të Adrien Rabiotit në minutën e 82-të.
Mbappe barazon Messin për gola të shënuar në Kupa të Botës
Superylli francez, Kylian Mbappe, barazoi rekordin e Lionel Messit prej 13 golash në Kupat e Botës.
Francezi e arriti këtë shifër në paraqitjen e tij të 15-të, ndërsa argjentinasi ka 26 ndeshje në histori.
Mbappe shënoi golin e epërsisë 1:0 të Francës ndaj Senegalit në minutën e 66-të.
Mbappe dhe Messi janë tre gola larg rekordit të Miroslav Kloses në Botëror.
Olise me pasim magjik, Mbappe shënon
Franca ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Senegalit.
Shënoi Kylian Mbappe në minutën e 66-të pas një pasimi magjik të Michael Olise.
Pa gola në pjesën e parë, por Senegali më i rrezikshëm se Franca
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Francës dhe Senegalit, e vlefshme për Grupin I të Kupës së Botës.
Megjithatë, në këtë pjesëlojë, Senegali pati raste më të rrezikshme.
Sulmuesi Nicolas Jackson goditi shtyllën në minutën e 26-të.
Edhe në fund të pjesës së parë, senegalezët lëshuan rast të artë. Gjuajtja e Ismaila Sarrit përfundoi mbi portën e portierit të Francës, Mike Maignan.
Në këtë grup janë Norvegjia e Iraku.
Mbappe udhëheq sulmin e Francës, Mane të Senegalit
Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe udhëheq sulmin e Francës në ndeshjen kundër Senegalit.
Ndeshja ndërmjet Francës dhe Senegalit luhet sonte nga ora 21:00 në stadiumin “MetLife” dhe i takon Grupit I të Kupës së Botës 2026.
Yjet tjerë të Francës, Ousmane Dembele dhe Michael Olise do ta mbështesin Mbappen në sulm.
Sadio Mane do t’i prijë sulmit të Senegalit.