Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

I pandalshmi Mbappe

Kylian Mbappe është bërë lojtari më i ri i Francës që ka shënuar pesë gola në Kupën e Botës. Këtë shifër Mbappe e ka arritur me 23 vjet e 337 ditë.

Mbappe ka shënuar 12 gola në 11 ndeshjet e fundit për “Les Bleus” në të gjitha garat. Ai ndaj Australisë shënoi një gol, por shfaqi nivel shumë të lartë.

Gola të tjerë priten prej superyllit në vazhdim të kampionatit.

Mbappe kishte 19 prekje të topit në zonën e kundërshtarit, prej 44 sa i kishte gjithsej Franca. Vetëm pesë përfaqësuese kanë pasur më shumë prekje në zonë se Mbappe, në tetë ndeshjet e deritashme.