Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pellegri ,16-vjeçar, lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori

Pietro Pellegri është bërë 16-vjeçari i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi ka kompletuar transferimin nga Genoa te Monaco për 20 milionë euro.

Pellegri - që është bërë lojtari i parë i lindur në vitin 2001 që ka shënuar gol në Serie A, duke e bërë këtë për herë të parë në maj të vitit të kaluar - më herët ishte lidhur me një transferim të mundshëm te Juventusi, Arsenali dhe Manchester Unitedi, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo ai ka vendosur t'i bashkohet Monacos, për një shifër që e kalon vetëm ajo e Real Madridit prej 45 milionë euro që ka paguar për transferimin e brazilianit Vinicius Junior nga Flamengo vitin e kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Monacos. Jam bindur shumë shpejt për projektin që lejon të rinjtë si unë të përparojmë dhe të lulëzojmë në të ardhmen”, ka deklaruar italiani Pellegri.

Pellegri vendosi rekord si më i riu që ka luajtur në Serie A, kur debutoi në dhjetor të vitit 2016 me moshë prej 15 vjet e 280 ditë dhe në maj shënoi golin e tij të parë kundër Romës, duke bërë histori po ashtu. Në shtator ai u bë më i riu që shënoi dy gola në një ndeshje në Serie A, kur realizoi në humbjen 3:2 të Genoas nga Lazio.

Megjithëkëtë, Pellegri ka bërë vetëm dhjetë paraqitje zyrtare dhe kalimi te Monaco do të ngrejë pyetje për rritjen e çmimit të lojtarëve në tregun ndërkombëtar.

Monaco shiti sulmuesin Guido Carrillo te Southampton javën e kaluar për 22 milionë euro, ndërsa refuzoi një ofertë prej 40 milionë eurosh të Napolit për Keita Balden. Reprezentuesi i Senegalit, Balde, dhe mesfushori francez Thomas Lemar janë shënjestra të trajnerit të Liveproolit, Juergen Klopp.