Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani nuk e mban Pellegrin, Monaco e huazon te Torino

Pietro Pellegri

Milani nuk e ka mbajtur edhe më gjatë në huazim Pietro Pellegrin, duke e kthyer te Monaco. Monaco ka vendosur ta huazojë atë menjëherë te skuadra tjetër italiane, Torino.

Pellegri është përballur me lëndime të shumta gjatë periudhës gjashtëmujore te Milani, duke luajtur vetëm gjashtë ndeshje. Skuadra kuqezi kishte opsionin e blerjes së kartonit për 6 milionë euro në fund të sezonin. Por, te Milani kërkuan zbritje të çmimit gjë të cilën nuk e pranoi skuadra nga Franca.

Tani është Torino që ka të drejtën e blerjes për 6 milionë euro. Milani së fundi ka transferuar 18-vjeçarin Marko Lazetiq, që do të jetë sulmuesi i tretë i tyre për pjesën e dytë të sezonit.