Drejtuesit e Milanit dhe Monakos do të takohen për të diskutuar për futbollistin Pietro Pellegrin.
Te Milani janë të vendosur që ta blejë kartonin e futbollistit, i cili është i huazuar te skuadra italiane deri në fund të sezonit.
Ekipi italian e ka në kontratë opsionin e blerjes së lojtarit në fund të sezonit për gjashtë milionë euro, plus një milionë bonuse.
Por, drejtori i Milanit, Palolo Maldini, do të negociojë për të ulur këtë shifër.
Nëse Milani nënshkruan me Pellegrin në janar, atëherë lojtari do të huazohet te Torino deri në fund të qershorit.
Edhe
Milan i siguron mbrojtësin Pellegrino
20-vjeçari është përballur me lëndimet te Milani dhe ka regjistruar vetëm gjashtë paraqitje në Serie A.
Ai u lëndua në ndeshjen e vetme që startoi këtë edicion ndaj Salernitanas më 4 dhjetor.