Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani zyrtarizon Pietro Pellegrin

Milani e ka zyrtarizuar transferimin e Pietro Pellegrit nga Monaco. Të mërkurën gjatë ditës, “rossonerët” kanë njoftuar se Pellegrin e kanë marrë në formë huazimi me opsionin e blerjes në fund të sezonit, që mund të kthehet në obligim blerjeje.

Sulmuesi ende është 20-vjeçar, por u transferua te Monaco nga Genoa për 20.9 milionë euro plus bonuse në janar të vitit 2018.

Futbollisti do ta mbajë veshur fanellën me numër 64 këtë sezon. Pellegri u bë i famshëm te Genoa pasi ishte lojtari i parë i lindur në shekullin 21 që shënon gol në një nga top pesë ligat e mëdha evropiane. Realizoi kundër Romës në humbjen 3:2 në maj të vitit 2017.

Pellegri është lojtari më i ri që ka shënuar dy herë në Serie A, me 16 vjet e 184 ditë. Lëndimet kanë bërë që ai të ngec në karrierën që e vazhdoi te Monaco. U paraqit 23 herë me klubin francez. Realizoi dy gola dhe një asistim.

Artikuj të ngjashëm