Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani zyrtarizon mbrojtësin argjentinas Pellegrino

Milani ka zyrtarizuar mbrojtësin argjentinas Marco Pellegrino. Pellegrino 21-vjeçar ka firmosur kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2028. Ai është transferuar nga klubi argjentinas Atletico Platense.

Milani në faqen zyrtare ka njoftuar se Pellegrinoi do ta mbajë fanellën me numër 31.

Pellegrino është produkt i akademisë së Platenses, ndërsa debutoi me ekipin e parë të Platenses në mars të këtij viti. Ai ka shënuar një gol në 17 ndeshje në elitën e futbollit argjentinas.