Interi ka nisur kontaktet me Monacon për një transferim të mundshëm të sulmuesit Pietro Pellegri, bëri të ditur "Calciomercato" të mërkurën.
Pellegri 18-vjeçar u transferua te Monaco verën e kaluar nga Genoa, por ka pasur telashe me lëndime në stinorin e tij të parë në Ligue 1, ndërsa luajti vetëm tri ndeshje në ligë.
Interi po shpreson të rikthejë Pellegrin në Itali dhe po ashtu në rrugën e duhur.
Pellegri ka kontratë me Monacon deri në verën e vitit 2022. Transferimi i tij i kishte kushtuar Monacos 20.9 milionë euro, shifër që mund të rritet deri në 25 milionë euro, varësisht nga performanca e futbollistit. Po ashtu Genoa ka siguruar edhe dhjetë për qind nga shitja e ardhshme e Pellegrit.
Pellegri vlerësohet si një nga talentet më të mëdha të futbollit italian.