Fundori Darius Washington është përforcimi më i ri i KB Pejës. Ekipi pejan, të premten e ka zyrtarizuar Washingtonin, i cili do të jetë pjesë e klubit për pjesën e mbetur të sezonit.
Washington 36-vjeçar, edicionin e shkuar ishte pjesë e ekipit nga Belgjika, Phoenix Brussels dhe ka luajtur me një mesatare 11 pikëve për ndeshje.
Washington ka përvojë të madhe pasi për një periudhë ka luajtur edhe në NBA, te skuadra San Antonio Spurs.
Washington gjithashtu e ka edhe pasaportën e Maqedonisë së Veriut ndërsa në Evropë karrierë ka bërë në Greqi, Çeki, Rusi, Turqi, Itali, Izrael, Francë, Porto Riko e Kinë. Washington (188 cm) ka luajtur për ekipet si PAOK, ÇEZ Nymburk, Aris, Ural, Galatasaray, Lottomatica Roma, Piratas, Turk Telekon, Hapoel Eliat, Le Mans, Henan, Iraklis e Rabotniçki.