Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja synon t’ia shkaktojë humbjen e parë Hapoelit në BIBL

Skuadra e Pejës do të përballet me Hapoel Beer Shevan në derbin e xhiros në kuadër të Ligës Ballkanike (BIBL).

Kjo ndeshje luhet sonte prej orës 20:15 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Si skuadra e Pejës ashtu edhe Hapoeli nuk dinë për humbje këtë edicion në BIBL.

Të dyja ekipet kanë nga katër fitore dhe synojnë që njëra tjetrës t’ia shkaktojnë humbjen e parë këtë sezon. Hapoeli të martën e mposhti në Suharekë skuadrën e Bashkimit, ndërsa tani do të jetë mysafir i Pejës.

Në katër ndeshjet e mëparshme të luajtura deri më tani, Peja e ka mposhtur Bashkimin, BUdivelnykun, Milenijumin dy herë. KB Peja dhe Bashkimi janë skuadrat e vetme që këtë edicion e përfaqësojnë Kosovën në BIBL.