Të mërkurën, Peja ka ndeshje të rëndësishme në Ligën Ballkanike në basketboll. Në “Karagaçi” nga ora 19:00 e pret Kozhuvin e Maqedonisë në ndeshjen e parë çerekfinale.
Kalimi në gjysmëfinale do të ishte sukses i madh për ekipin pejan, shkruan sot “Koha Ditore”. Gjasat nuk vlerësohen të vogla, ndonëse Peja nuk po kalon periudhën më të mirë para çerekfinales së parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa ditë që me Pejën nuk është kryetrajneri i kësaj skuadre, maqedonasi Aleksandar Todorov. Ai nuk e ka drejtuar stërvitjen për më se një javë, ndërsa nuk ishte në stol as në tri ndeshjet e fundit. Burime të gazetës nga klubi pejan kanë njoftuar se Todorov ka kërkuar të kryhen obligimet financiare ndaj tij, për të vazhduar punën.
Klubi i ka borxh Todorovit, një trajneri të vlerësuar në rajon, në emër të pagave mujore. Deri të dielën mbrëma ai nuk është bashkuar me skuadrën, por ka shpresë se kjo do të ndodhë të hënën apo të martën, ka njoftuar burimi i gazetës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.