Trajneri Aleksandar Todorov ka lënë prapa pakënaqësitë te Peja dhe është kthyer për të udhëhequr skuadrën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës Ballkanike në basketboll.
Peja, të mërkurën (19:00), në palestrën "Karagaçi" do të presë Kozhuvin e Gjevgjelisë, në ndeshjen e parë çerekfinale dhe shpreson të bëjë hapin e madh drejt gjysmëfinales së kësaj gare, shkruan sot Koha Ditore.
Todorov mungoi për një javë te Peja, i pakënaqur me pagesat.
Të martën ai nuk pranoi të flasë për këtë. Më shumë ishte i koncentruar për atë që e pret të mërkurën.
Ai pret fitore me të paktën dhjetë pikë dallim, për të pasur më shumë mundësi për ndeshjen e kthimit që luhet javën e ardhshme në Gjevgjeli. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Edhe
Peja pa kryetrajner para ndeshjes së rëndësishme
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.