Sport

Peja nuk do humbje, por as fitore të thellë

Peja do të luajë për fitore ndaj Teodos, ndonëse një fitore e thellë ndaj skuadrës nga Mali i Zi, do të mund t'ia prishte planet, shkruan sot Koha Ditore.

Peja e pret Teodon të mërkurën (sot) nga ora 19:00 në palestrën "Karagaçi" në ndeshjen që e mbyll fazën e dytë të garave në Ligën Ballkanike në basketboll. Peja aktualisht është e treta në Grupin D me 7 pikë. Pasi Karposhi është përjashtuar nga garat, Peja e ka të sigurt pozitën e tretë dhe me këtë kalimin në çerekfinale. Por Peja ka gjasa që të ngrihet në pozitën e dytë. Për këtë i duhet fitorja me 21 pikë dallim ndaj Teodos.

Teodo aktualisht është e dyta me 8 pikë, ndërsa Kumanova me 9 pikë tashmë e ka fituar grupin dhe është kualifikuar direkt në gjysmëfinale. Nga grupi tjetër, ai C në gjysmëfinale direkt është kualifikuar Beroe. Kështu, Peja në çerekfinale, në dy ndeshje do të luajë me Kozhuvin, Feni Industries apo Sutjeskën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.