Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja e gatshme për të shkruar historinë e klubit

Peja është një hap larg historisë së klubit - kualifikimit në finalen e Ligës Ballkanike në basketboll.

Trajneri Aleksandar Todorov po shpreson që ekipi i tij ta kalojë skuadrën e Kumanovës në gjysmëfinale për të arritur në finalen e madhe, shkruan sot Koha Ditore.

Ai insiston se Peja mund t'ia dalë mbanë. Thotë se të gjitha forcat i ka fokusuar te ky trofe, që në dy edicionet e fundit u fitua nga Sigal Prishtina.

Ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Kumanovës, Peja do ta luajë të mërkurën (sot) në palestrën "Karagaçi" prej orës 19:00, kurse të kthimit pas një jave në Maqedoni.

Skuadra pejane është përballur dy herë gjatë këtij edicioni me Kumanovën, në kuadër të fazës së dytë të grupeve. Ndeshjen e parë në shtëpi e fitoi bindshëm (85:68), kurse të kthimit e humbi ngushtë (80:76). (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

Artikuj të ngjashëm