Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mësohet se kur të zhvillohen gjysmëfinalet e Ligës Ballkanike

KB Peja është klubi i vetëm kosovar që vazhdon rrugëtimin në Ligën Ballkanike.

Ajo arriti sot gjysmëfinalen në këtë garë, pasi eliminoi në çerekfinale Kozhuvin, raporton Koha.net. Kurse në gjysmëfinale përballë do ta ketë klubin e Kumanovës.

Ndeshjen e parë gjysmëfinale Peja do ta luaj si vendas më 22 mars në ora 19:00.

Kurse ndeshja e kthimit zhvillohet në Sallën e Sporteve në Kumanovë më 29 mars, po ashtu nga ora 19:00.