Peja ka mposhtur Kozhuvin e Maqedonisë në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën Ballkanike.
Pejanët udhëhoqën ndeshjen që nga fillimi dhe ishin në epërsi qysh prej minutave të parë.
Në Karagaçi, Peja fitoi me rezultat të thellë 83:66 duke i ofruar vetes avantazh të madh para takimit të kthimit.
Ndeshja e dytë zhvillohet në Gjevgjeli më 15 mars.