Problemet financiare kanë bërë që Peja të jetë në mjegull, në prag të ndeshjes më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën Ballkanike, shkruan sot Koha Ditore.
Skuadra e Pejës nuk dihet nëse do të jetë e kompletuar për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës Ballkanike kundër Kumanovës, që luhet sot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkaku i mosdhënies së pagave dhe bojkotit të lojtarëve, ekipi pejan është nisur vetëm të martën mbrëma drejt Kumanovës dhe jo i kompletuar, ndërkohë kishte planifikuar të nisej të martën në mëngjes.
Për ndeshjen e kthimit, Peja ka epërsi prej katër pikëve nga ndeshja e parë, falë triumfit që e regjistroi si vendase me rezultatin 83:79 javën e shkuar. Ndeshja e dytë, zhvillohet të mërkurën (sot) prej orës 19:00. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.