Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gashi merr përgjegjësinë për “problemin kompleks” të Pejës

Drejtuesit e klubit të basketbollit Peja, nuk janë të kënaqur që rrugëtimi në Ligën Ballkanike - është ndalur në gjysmëfinale. Kryetari i klubit Art Gashi vlerëson se nëse gjendja në klub do të ishte e duhura, Kumanova do të duhej të ishte kafshatë e lehtë e Pejës në rrugën drejt finales. Për gjendjen në klub, që nuk është e duhura, Gashi merr përgjegjësinë, por thotë se kriza financiare ka ardhur për rrethana që nuk varen prej klubit.

Peja të mërkurën mbrëma u mposht nga Kumanova në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, me gjashtë pikë dallim dhe fitorja në ndeshjen e parë me katër pikë dallim nuk i mjaftoi për të shkuar tutje. Peja në Kumanovë u paraqit pa trajnerin tashmë të larguar Aleksandar Todorov dhe dy basketbollistët amerikanë Jamie Billie dhe Cameron Rundles që refuzuan të udhëtojnë me skuadrën për shkak të borxheve që klubi ka ndaj tyre.

(Më shumë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.