Problemet me skuadrën e Pejës në basketboll nuk kanë të ndalur.
Pas problemeve financiare të cilat u shfaqën në klubin pejan, duke bërë që nga klubi të largohet trajneri Aleksandar Todorov, së fundi klubi pejan, ka liruar të gjithë lojtarët me kontrata.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurimet e Sportit në KTV, mësojnë se kryetari i klubit Art Gashi, u ka bërë të ditur lojtarëve se nuk ka para për t’i paguar këta të fundit. Pas këtij lajmi, burimet e KTV-së, pranë klubit pejan, mësojnë se lojtarët e huaj do të largohen gjatë javës së ardhshme, përderisa vendorët nuk kanë pranuar të luajnë pa para.
Në fazën me të nxehtë të “play-offit” ku Peja, do të takohet ndaj Bashkimit, me shumë gjasa do të paraqitet me lojtarë të rinj.
KTV, ka provuar të kontaktoj me kryetarin e klubit të Pejës, Art Gashi, por një gjë e tillë ishte e pamundur.