Pas marrëveshjes me trajnerin maqedonas Marin Dokuzovski, skuadra e basketbollit Peja ka nisur një valë të re përforcimesh të huaja, prej shumë sa i kishte këtë edicion.
Peja të enjten mbrëma ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Preston Knowles. Fundori Knowles është i gjatë 185 centimetra dhe ka luajtur në vende si Izraeli, Kroacia e Greqia.
Ai pritet të bashkohet me skuadrën pejane të hënën.