Peja ka triumfuar të dielën në shtëpi ndaj Rahovecit me rezultatin 89:70, në derbin e xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Dardan Berisha me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë te Peja, ndërsa Henrik Shirko ndihmoi me 20 pikë.
Te Rahoveci më i miri ishte Darrell Davis me 24 pikë.
Peja ka bilanc prej 15 fitore e nëntë humbje, ndërsa Rahoveci 17 fitore e shtatë humbje.
Artikuj të ngjashëm