Peja ka triumfuar me pesë pikë dallim, 94:89 ndaj Prishtinës sot në kryeqytet, në kuadër të xhiros së tetë Superligës së Kosovës në basketboll.
Dardan Berisha ishte më efikasi te Peja, duke realizuar 38 pikë, me një efikasitet 9/14 nga gjuajtjet për tri pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarko Peroviq i shënoi 21 pikë, ndërsa Drilon Hajrizi 20 sosh.
Te Prishtina më efikasi ishte Fisnik Rugova me 28 pikë, ndërsa Edmond Azemi i realizoi 25 sosh.
Në ndeshjen tjetër sot Bashkimi ka triumfuar 95:91 në Mitrovicë ndaj Trepçës.
Peja ka bilanc prej gjashtë fitoreve e një humbje, ndërsa Sigal Prishtina zë vendin e fundit në tabelë me pesë humbje e dy fitore.