Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja kthehet te fitorja pas dy humbjeve

Kampionia në fuqi e elitës së basketbollit kosovar, Peja, është kthyer te fitorja pas dy disfatave të njëpasnjëshme.

Pas humbjeve nga Trepça dhe Golden Eagle Ylli, Peja të enjten në mbrëmje fitoi pa telashe ndaj Istogut me rezultatin 101:66.

Ishte ndeshje e xhiros së 26-të të elitës së basketbollit kosovar.

Peja e humbi vetëm çerekun e tretë, por epërsia e pjesës së parë prej 24 pikëve, ishte vendimtare në fitore.

Statistikat më të mira te Peja në këtë ndeshje i pati Sadio Doucoure që shënoi 18 pikë, ndërsa kontribuoi edhe me 12 kërcime e dy asistime.

Lojë të mirë pati edhe Justin Davis që e mbylli ndeshjen me 19 pikë, tetë kërcime e katër asistime.

Edhe Fitore e pritur e Pejës Basketboll 1 v. më parë Fitore e pritur e Pejës

Peja ka 44 pikë në vendin e dytë, me 18 fitore e tetë disfata.

Në vendin e fundit, Istogu ka vetëm 27 pikë. E ka vetëm një fitore e 25 humbje.