Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja fiton pa telashe ndaj Istogut

Peja nuk ka pasur telashe për ta shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi”, Peja e mposhti Istogun me rezultatin 80:53.

Dallimi i skuadrave në cilësi u bë i qartë në çerekun e parë, që përfundoi 26:14. Më pas skuadra pejane ka mbajtur epërsi bindëse deri në fund.

Larry Thomas ishte më i miri te Peja me 19 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime. Justin Davis i kishte 10 pikë e 10 kërcime.

Arian Azemi i kishte 15 pikë e pesë asistime për Istogun. Daquan Brooks i realizoi 14 pikë.

Edhe Fitore e thellë e Pejës ndaj Istogut Sport 2 v. më parë Fitore e thellë e Pejës ndaj Istogut

Peja është e dyta me 33 pikë, tri më pak se Trepça. Istogu mbetet i fundit me 21 pikë.

Kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros së 19-të.