Peja ka shënuar fitore të thellë ndaj Istogut, në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma Peja fitoi me rezultatin 113:63. Istogu ishte vendas, por ndeshja u luajt në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Istogu nuk mund të luaj në qytetin e tij për shkak të gjendjes së papranueshme të palestrës.
Në ndeshjen e xhiros së 12-të, cilësia ishte në anën e Pejës, ndërsa rezultati i thellë e dëshmon këtë. Justin Davis i Pejës i kishte 29 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.
Jay Jay Chandler ndeshjen e përfundoi me 15 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime. Albin Berisha i kishte 11 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime. Meriton Ismaili i realizoi 20 pikë, ndërsa Lary Thomas i kishte 15 pikë. Tek Istogu, Tyres Prince i kishte 19 pikë e 12 kërcime. Desmont Halloway ndeshjen e përfundoi me 24 pikë e pesë kërcime.
Mirlind Zeka i kishte 14 pikë. Peja tani i ka nëntë fitore e tri humbje. Istogu mbetet me një fitore, ndërsa e pësoi humbjen e 11-të. I ka 13 pikë në pozitën e fundit.