Peja ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi”, Peja e mposhti Istogun me rezultat 84:69. Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së pestë. Për Pejën është fitorja e pestë rresht. Është skuadra e vetme pa humbje.
Istogu ka një fitore e katër humbje. Peja e bëri dallimin në pjesën e parë, ndërsa ka kontrolluar rezultatin në pjesën e dytë për të arkëtuar pikët e reja. Beck Terwell ishte më i miri te Peja me 26 pikë e 12 kërcime. Jacob Calloway ndeshjen e përfundoi me 18 pikë e gjashtë kërcime. Tyrese Prince ishte më i miri tek Istogu me 14 pikë e tetë kërcime. Matthew Lang i kishte 18 pikë e gjashtë kërcime.