Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dielën mbrëma në “Karagaçi”, në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në basketboll, Peja fitoi me rezultat 76:64.
Pas çerekut të parë të barabartë, pejanët nisën shkëputjen në çerekun e dytë dhe këtë e vazhduan edhe në çerekun e tretë. Çereku i fundit shërbeu vetëm për konfirmimin e fitores së Pejës.
Jasquez Yow shkëlqeu te Peja me 19 pikë, dhjetë kërcime e pesë asistime.
Danys Lukashov i shtoi 12 pikë, pesë kërcime e katër asistime. Jonathan Galloway kontribuoi me shtatë pikë e 11 kërcime, ndërsa Dardan Berisha shtoi 12 pikë.
Alex Lomax u dallua te Bora me 15 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime. 14 pikë i kishte Adem Mekiq.
Peja tani ka bilanc prej pesë fitore e pesë humbje dhe renditet e treta. Bora mbetet e fundit me bilanc prej një fitore e nëntë humbje. Ka një ndeshje më pak të zhvilluar.