Klubi i basketbollit, Peja, ka hedhur dyshime se ndeshja e fundit e plejofit gjysmëfinal me Yllin ka qenë e kurdisur. Por nuk kanë thënë se kanë ndonjë fakt.
Ata e kanë lidhur këtë dyshim pas pretendimit të KB Prishtinës se dikush tentoi t’i manipulonte gjyqtarët e huaj para ndeshjes me Trepçën të dielën. Megjithatë, klubi nga Mitrovica ka thënë se nuk janë të përfshirë në rast.
Peja u mposht në ndeshjen e tretë nga Ylli, me kampionin që ngushtoi serinë në 2:1.
Megjithëse edhe dy ndeshjet e para u gjykuan nga të huajt dhe fitoi Peja, klubi verdhezi thotë se vetëm në ndeshjen e tretë ka pasur gabime tendecioze nga gjyqtarët.
Ata kanë kërkuar hetim të plotë të rastit nga organet kompetente.
Njoftimi i plotë:
Jemi të shokuar nga skandali i publikuar sot nga KB Prishtina, edhe më shumë rëndohet situata me faktin që të njejtit kanë referuar ndeshjen e tretë gjysëm-finale Peja vs Ylli. Kjo ndeshje është përcjellë me shumë gabime tendencioze në referim, nga edhe rrjedhë dyshimi i bazuar që të njejtit kanë qenë të kurdisur edhe në ndeshjen tonë.
Kërkojmë urgjentisht nga organet kompetente që ky rast të hetohet deri në fund dhe ata që dëshirojnë ta shkatërrojnë basketbollin për interesa shumë të ngushta përsonale të marrin dënimin e merituar.
Kërkojmë nga Federata, që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ndaj përsonave përgjegjës për delegimin e referëve.
KB Prishtina është rivali i përbetuar i KB Pejës në fushë, por sot jemi të bashkuar për ti luftuar ata që deshirojnë ta rënojnë baskebollin dhe punen tonë shumë vjeqare. Sot duhet të jemi të gjitha klubet se bashku për ta mbrojtur integritetin dhe lojen ferr në sport.
Ish-drejtori i Pejës akuzon Yllin se i ka blerë gjyqtarët për tri sezone
Ish-drejtori i KB Pejës, Arbër Elshani, ka reaguar pas zhvillimeve tronditëse në basketbollin kosovar. Ai po pretendon se drejtori i KB Yllit i ka blerë gjyqtarët për tri sezone, ka luajtur bastore me ekipin dhe është i incizuar 35 minuta në këto veprime.
Elshani pretendon se në bisedat që janë të incizuara shihet se si gjyqtarët u manipuluan nga drejtori i Yllit dhe ndikuan në finalen e vitit 2021, ku Ylli mposhti bindshëm Pejën 3:0.
Ai në Facebook nuk ka treguar nëse këto incizime apo pretendime i janë dhënë organeve të rendit. Por këmbëngul që Yllit duhet t’i hiqen dy titujt dhe titulli i vitit 2021 t’i kthehet Pejës.
Elshani as nuk përmend emra dhe skuadër, por lë të nënkuptojë se bëhet fjalë për dy herë fituesin e Superligës, Yllin.
Madje, ka paralajmëruar zhvillime të tjera.
Statusi i plotë:
Per kater persona, nuk ka shanca dy klube me shku poshte. Jane dy qytete te basketbollit! Nuk kane faj krejt ata njerez, per kater persona te poshter! Jane kater persona qe e kane flliq basketbollin e Kosoves. Eshte njeri nder ta se sa here qe i takon referet i pyet. “Sa e ki cmimin ti”. Ai eshte nje narko-diller dhe milioner i pasuruar ne menyre te paligjshme! Sot vetem u fillua shperfytyrimi i tij dhe klysheve te tij. Sot vetem u nis nje proces i shpetimit te basketbollit. Tash do te filloj nje proces tjeter, se si nje drejtor tjeter i nje klubi tjeter, ka blere refer per tri sezone, ka luajtur bastore ekipin e tij dhe eshte i incizuar plote 35 minuta. Ata dy tituj kampioni kane me u anulu me emer te Zotit! Une deri ne fund i shkoi dy proceseve. Titulli i kampionit ne 2021, duhet t’i kthehet Pejes, sepse ne tri finalet ka performuar referi qe perfshihet ne bisedat e incizuara. Aty permendet edhe trajneri i ekipit, si dhe plani i trukimit. Deri ne frymen e fundit Pejes, ka me i’u kthy titulli i kampionit per sezonen 2020-21.