Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja bindëse ndaj Dritës

Pas dështimit në Kupën e Kosovës, eliminimit në gjysmëfinale të këtij turneu, KB Peja është kthyer fuqishëm në garat e Superligës. Të mërkurën, pejanët mposhtën pa telashe skuadrën e Dritës me shifrat 111:84 në kuadër të xhiros së 20.

Për Pejën, kjo është fitorja e 12 këtë sezon dhe e ngrit në kuotën e 31 pikëve ndërsa Drita regjistroi humbjen e 19 në po aq ndeshje të luajtura. Drita, në fakt është ekipi i vetëm që nuk di ende për fitore në elitën e basketbollit kosovar.

Trajder Fernandez me 25 pikë të shënuara ishte më i dalluari te Peja, i përcjellë nga Arian Qallaku (24) e Albin Berisha (21). Te Drita, më efikasit ishin Nart Llapashtica e Qëndrim Demi që shënuan nga 24 pikë secili. Llapashtica pati edhe dhjetë kërcime.