Sulmuesi spanjoll Pedro Rodriguez do të largohet nga Chelsea për të vazhduar karrierën te ekipi tjetër anglez Aston Villa, ka raportuar sajti “Goal.com” të hënën.
Mësohet se Pedro tashmë ka arritur marrëveshje me Aston Villan, ekip të cilit do t’i bashkohet gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore. Aston Villa po negocion me Chelsean për ta lënë të lirë spanjollin, i cili me ekipin londinez ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Aston Villa, Pedro shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit dhe atij i kanë ofruar kontratë deri në verën e vitit 2022. Pedro 32-vjeçar, është pjesë e Chelseat prej vitit 2015 kur u transferua nga Barcelona, por këtë edicion ka patur minutazhë të vogël.
Ka shënuar një gol dhe ka asistuar njëherë në nëntë ndeshje në të gjitha garat.