Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pedro çon Chelsean në gjysmëfinale të FA Cup

Chelsea është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup në një çerekfinale të vështirë ndaj Leicesterit.

Koha e rregullt përfundoi 1 me 1 dhe ishin vazhdimet që vendosën gjysmëfinalistin, transmeton Koha.net.

Chelsea kaloi së pari në epërsi përmes Moratas, që realizoi në minutën e 42 pas asistimit nga Ëillian. Në minutën e 76 vendasit barazuan shifrat përmes Vardyt.

Në vazhdime Chelsea u tregua më efikase duke shënuar në minutën e 105 përmes Pedros, i cili realizoi pas asistimit nga Kante.

Artikuj të ngjashëm