Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pedri, futbollisti që me stilin e tij të lojës po mahnit Spanjën

Pedri

Foto: Associated Press

“Nëse po flasim për talent të pastër, ai është më i miri në botë”, tha trajneri i Barcelonas, Xavi Hernandez.

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique e quajti atë “të pabesueshëm, thjesht unik”, duke deklaruar se askush nuk kishte bërë kurrë atë që ai kishte bërë. Dhe trajneri i Sevillas, Julen Lopetegui, e përshkroi atë si “të veçantë, një nga ata që dalin rrallë në skenë”. Sa për vetë Pedrin, ai dëshiron vetëm të luajë futboll, siç ka bërë gjithmonë.

“Të kënaqem, kjo është gjëja më e mirë që mund të bësh në një ndeshje futbolli”, insiston mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Pedri.

Kur trajneri i Barcelonas bëri deklaratën e tij të madhe, kishte një sugjerim se ai kishte shkuar shumë larg, kështu që ai “kërkoi falje” - duke e thënë përsëri. Xavi kishte thënë se Pedri ia kujtoi atij Andres Iniestan – “talenti më i madh që kam parë ndonjëherë” – dhe askush nuk e njeh Iniestan më mirë se Xavi. Luis Enrique ishte lojtari i ngarkuar për të mirëpritur Iniestan në ekipin e parë të Barcelonës; tani trajneri i Spanjës, edhe ai e bëri krahasimin pasi Pedri kishte zbukuruar turneun “Euro 2020” në moshën 18-vjeçare, duke pohuar: “Askush nuk e ka parë ndonjëherë këtë lojë, as nga Andres Iniesta”.

Pedri u rrit në Tegueste, Tenerife, si tifoz i Iniestas. Babai i tij, Fernando, ishte një portier që arriti në divizionin e tretë, por hoqi dorë nga futbolli për të drejtuar restorantin e familjes. “Tasca Fernando” është restorant në ishull që frekuentohet nga surfistët që shkojnë në bregdet; është gjithashtu selia e klubit të tifozëve të Barcelonës – i themeluar nga gjyshi i tij në vitin 1994. Pedri ka një fotografi të tij duke përshëndetur presidentin e klubit, Joan Laportan, dhe donte t’i priste flokët si Iniesta. Disa vjet më parë u botua një libër mbi karakterin dhe mënyrën se si luhet futbolli në ishull. Pedri ishte 13 vjeç kur u publikua, por ai ishte në faqet e atij libri. Kjo është një nga arsyet pse ai mbështeti fushatën kundër ndotjes plastike. Dëbora ia mohoi provat te Real Madridi, ndërsa Villarreal, Deportivo dhe Tenerife nuk ishin të bindur me Pedrin: ai ishte i vogël, i dobët dhe nuk fliste shumë. Las Palmasi e nënshkroi atë, dhe trajneri Pepe Mel ishte ai që e promovoi Pedrin në ekipin e parë me 16 vjeç. Barcelona e nënshkroi atë brenda një muaji, megjithëse ai përfundoi sezonin te Las Palmasi në divizionin e dytë. Ai kishte luajtur vetëm 26 ndeshje me Barcelonën kur Enrique e ftoi te Spanja për “Euro 2020” dhe kishte të drejtë sepse Pedri u votua si “Golden Boy” për vitin e shkuar. Por, kjo pati një çmim, veçanërisht pasi Pedri më pas u nis për në Lojërat Olimpike. Ai luajti 73 ndeshje në sezonin 2020/21; dëmtimi i sezonit të kaluar e kufizoi atë në vetëm 12 paraqitje në ligë. Duke folur tani nga Tenerife, ai nuk ishte me Spanjën për ndeshjet e këtij muaji. Mirëpo, do të jetë në Botërorin “Katari 2022” që nis në nëntor.

“Më pëlqen të luaj, por është mirë të pushosh”, thotë Pedri. “Gjithçka shkoi shumë shpejt vitin e shkuar, por në fund të sezonit isha shumë i lodhur”.

Mungesa e detyruar vetëm e ka nënvizuar rëndësinë e tij. Xavi sheh tek ai lojtarin që pasqyron më së miri identitetin që ai kërkon te Barcelona.

Edhe Tani në Lojërat Olimpike, Pedri ka harruar se sa ndeshje i ka luajtur brenda 11 muajve Tokio 2020 Tani në Lojërat Olimpike, Pedri ka harruar se sa ndeshje i ka luajtur brenda 11 muajve

“Pedri na jep atë qetësinë, ai nuk e humb topin, ai është gjithmonë i pozicionuar mirë, ai përdor të dy këmbët. Ai dominon hapësirën dhe kohën në mënyrë perfekte: ai është një lojtar superlativ”, tha Xavi. "Ne duhet të kujdesemi për të”.

Nga 12 ndeshjet e ligës që Pedri luajti, Barcelona nuk humbi asnjë. Ata fituan 10 – vetëm një më pak se në 26 ndeshjet pa të. Një moment i ngjashëm qetësie kishte ardhur ndaj Galatasarayt në Ligën e Evropës. Pedri e aplikoi këtë pauzë, bota u ngadalësua rreth tij ndërsa kundërshtarët i kalonin.

“Gjithmonë përpiqem të jem i qetë, të luaj si kur kam qenë i vogël. Në atë lëvizje nuk keni vërtet kohë për të menduar. Është intuitë. Gjithmonë kam bërë kështu”, insiston Pedri, që thotë se Barcelona i përshtatet stilit të lojës së tij. “Disa klube janë të kënaqura me fitoren, por Barcelona dëshiron të fitojë duke e lëvizur topin, duke krijuar raste. Mua më pëlqen më shumë ky futboll”.