Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pedri, 72 ndeshje të luajtura në 9 gara të ndryshme brenda një sezoni

18-vjeçari Pedri Gonzalez është bërë futbollisti që ka pasur më së shumti paraqitje brenda një sezoni.

Mesfushori i talentuar spanjoll ka luajtur në 72 ndeshje në nëntë gara të ndryshme sivjet.

Ai ka zhvilluar 37 ndeshje në La Liga, 7 në Ligën e Kampionëve, 6 në Kupën e Mbretit dhe Kampionatin Evropian, 6 në Olimpiadë, 4 për Spanjën U21, 3 në kualifikimet për Kupën e Botës, 2 Superkupa dhe një ndeshje miqësore me Spanjën.