Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pavardi ka vuajtur nga depresioni

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Benjamin Pavard, ka bërë të ditur se ka vuajtur nga depresioni gjatë mbylljes totale shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Bundesliga ishte ndërprerë në mesin e shkurtit të vitit 2020 dhe nuk ishte kthyer deri në muajin maj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në kokën time gjërat nuk ishin mirë. Në fillim thoni se nuk është asgjë, se do të kalojë, por kur e sheh se kjo vazhdon, shkon në stërvitje dhe nuk qesh fare, duhet të reagosh”, ka thënë ai për “Le Parisien”.

“Nuk më pëlqen fjala depresion, por kështu ishte. E kam fshehur nga të gjithë, por sot ndihem shumë më mirë. Kam ndryshuar për të mirë”, theksoi Pavard.

Depresion gjatë karrierës kanë pasur edhe legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, si dhe mesfushori Paul Pogba. Që të dy e kanë pranuar një gjë të tillë.