Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pavard i gatshëm për Premier Leaguen

Mbrojtësi i Bayern Muenchenit dhe Francës, Benjamin Pavard, ka lënë të kuptohet se është i interesuar për një lëvizje në Premier League të Anglisë.

Ai nuk ka fshehur dëshirën të bëjë një tjetër lëvizje të madhe në karrierë. Interesim për reprezentuesin francez kanë shprehur Chelsea dhe Manchester United, raporton “the Sun”.

26-vjeçari me gjigantin gjerman ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Ai ka shënuar dy gola në tetë paraqitje në të gjitha garat për Bayernin.

Artikuj të ngjashëm