Benjamin Pavard dëshiron të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere.
Mediat gjermane kanë bërë të ditur se mbrojtësi francez është i hapur për t’u larguar nga kampioni gjerman pas ardhjes së Matthijs de Ligt.
26-vjeçari thuhet se mund të transferohet në Premier League. Interesim për qendërmbrojtësin ka shprehur skuadra e Chelseat.
Klubi anglez do t’i nisë negociatat me lojtarin që është i hapur t’u bashkohet londinezëve.
Te Chelea Pavardin po e shohin si përforcim ideal për sezonin e ri. Edhe Bayern Munichu është i gatshëm ta shesë Pavardin pas ardhjes së De Ligtit.