Milani ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Atalanta me rezultatin 2:0. “Rossonerët” me tri pikët e fituara kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.
Dy golat për “kuqezinjtë” i shënoi mesfushori Franck Kessie nga pika e bardhë.
Me këtë fitore Milani e mbyll sezonin në pozitën e dytë me 79 pikë ndërsa Atalanta në vendin e tretë me 78 pikë.