Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani kthehet te fitorja në Serie A

Pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Milani ka siguruar edhe fitoren e parë pas dy barazimeve rresht në Serie A.

Milani të dielën fitoi përballë Lecces me rezultatin 2:0 në ndeshjen e xhiros së 31-të të elitës italiane të futbollit.

Rafael Leao ishte më meritori në fitoren e “rossonerëve”.

Portugezi shënoi në minutën e 40-të dhe në minutën e 75-të.

Pas kësaj fitoreje, Milani ngjitet në pozitën e pestë në tabelë me 56 pikë.

Lecce që lufton për mbijetesë mbetet në pozitën e 16-të me 28 pikë.

Artikuj të ngjashëm