Milani ka shënuar fitore të rëndësishme të dielën në “San Siro”, duke e mposhtur Atalantan me shifrat 2:0.
Me këtë fitore “Rossonerët” kanë bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit, një xhiro pa përfunduar kampionati.
Rafael Leao në minutën e 56-të kaloi në avantazh vendasit.
Fitoren e vendasve e vulosi Theo Hernandez në minutën e 75-të, kur realizoi për 2:0.
Te Atalanta, Berat Gjimshiti e kompletoi ndeshjen.
Me këtë fitore Milani mbanë pozitën e parë me 83 pikë.
Atalanta renditet në vendin e tetë me 59 sosh.
Ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të kampionatit italian.
Artikuj të ngjashëm